Informim institucional

Për dhënie me qira të shtepizave prej druri

Për dhënie me qira të shtepizave prej druri

Shoqëria “Skodrinon” sh.a. njofton hapjen e procedurës për dhënien me qira të shtepizave prej druri për ushtrim aktiviteti tregtar.

Objekti

Dhënie me qira e shtepizave prej druri në pronësi/administrim të Skodrinon sh.a.

 

Qëllimi i përdorimit

Për ushtrim aktiviteti tregtar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Afati i qirasë

Afati varion nga 1 – 3 muaj.

 

Çmimi i qirasë

Çmimi i qirasë është i përcaktuar me vendim të Asamblesë së Shoqërisë në 50,000 lekë/njësi përfshirë TVSH-në.

 

Kusht shumë i rëndësishëm

Dhënia me qira e shtepizës nuk përfshin të drejtën e përdorimit të hapësirës publike.

Subjekti përfitues është i detyruar të pajiset me:

  • lejen përkatëse për përdorimin e hapësirës nga Bashkia
  • çdo autorizim tjetër sipas legjislacionit në fuqi

Mosplotësimi i këtij kushti sjell moslidhjen e kontratës.

 

Procedura e përzgjedhjes

Përzgjedhja e subjekteve do të realizohet mbi bazën e vlerësimit cilësor të Projekt idesë duke marrë në konsideratë kriteret e mëposhtme:

  • Përvoja në aktivitet tregtar
  • Propozimi/ Ideja e konceptit
  • Prezantimi estetik (standardi / skicë vizuale)
  • Përputhja me natyrën e zonës/eventit

Vlerësimi do të kryhet nga një komision i posaçëm, në bazë të një sistemi pikëzimi të miratuar paraprakisht. Në rast të barazimit të pikëve ndërmjet aplikantëve, përzgjedhja do të bëhet me short publik, i dokumentuar me procesverbal.

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë për pjesëmarrje
  • Ekstrakt QKB
  • Dokument identifikimi
  • Projekt ideja

 

Mënyra e aplikimit

Aplikimet dorëzohen pranë Skodrinon sh.a. ose në adresën elektronike: info@skodrinon.al

 

SKODRINON SH.A.