Aplikime për vende tregtimi në Plazhin e Velipojës
SKODRINON sh.a. njofton të gjitha subjektet e interesuara, artizanët dhe tregtarët e produkteve industriale e artizanale, se hap procesin e aplikimit për përzgjedhjen e përfituesve të vendeve të tregtimit në zonën e Plazhit të Velipojës për sezonin turistik veror 2026.
15 Qershor 2026 – 31 Gusht 2026
30 vende tregtimi
Objekti i shpalljes
Kjo shpallje ka për objekt vendosjen dhe ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të:
- Produkteve artizanale;
- Suvenireve;
- Punimeve tradicionale;
- Produkteve industriale të lejuara për tregtim në zonën turistike.
Dokumentacioni i kërkuar
Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë për pjesëmarrje;
- Kopje të dokumentit të identifikimit;
- Certifikatë NIPT;
- Vërtetim nga Bashkia Shkodër për shlyerjen e taksave dhe tarifave lokale për vitin 2026.
Kriteret e vlerësimit dhe përzgjedhjes
Përzgjedhja e aplikantëve do të realizohet nga komisioni i ngritur për këtë qëllim, duke marrë në konsideratë kriteret e mëposhtme:
-
Data e dorëzimit të aplikimit
Aplikimet e dorëzuara brenda afatit do të shqyrtohen sipas rendit kronologjik të protokollimit ose dorëzimit. -
Likuidimi i detyrimeve të mëparshme ndaj SKODRINON sh.a.
Prioritet do t’u jepet aplikantëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet financiare të sezonit të kaluar ndaj SKODRINON sh.a., në rastet kur kanë ushtruar aktivitet më parë në hapësirat e administruara nga shoqëria. -
Përputhshmëria e aktivitetit me karakterin turistik të zonës
Do të vlerësohen pozitivisht aktivitetet dhe produktet që kontribuojnë në promovimin e turizmit, artizanatit dhe identitetit lokal. -
Paraqitja dhe standardi estetik i vendtregtimit
Aplikantët duhet të respektojnë standardet estetike dhe organizative të përcaktuara për zonën e plazhit.
Në rast se numri i aplikimeve është më i lartë se numri i vendeve të disponueshme, komisioni rezervon të drejtën të kryejë renditjen sipas kritereve të mësipërme. Në rast barazimi, përzgjedhja mund të realizohet me short publik, i dokumentuar me procesverbal.
Afati i aplikimit
Aplikimet pranohen deri më 10 Qershor 2026, ora 16:00.
Dorëzimi i aplikimeve
Aplikimet mund të dorëzohen në një nga mënyrat e mëposhtme:
Rr. “Jeronim De Rada”, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
info@skodrinon.al