Informim institucional

Tarifat e shërbimit në plazhet publike të menaxhuara nga SKODRINON sh.a.

Tarifat e shërbimit në plazhet publike të menaxhuara nga SKODRINON sh.a.

Tarifat e shërbimit në plazhet publike të menaxhuara nga SKODRINON sh.a.

SKODRINON sh.a. njofton qytetarët dhe vizitorët se, në zbatim të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të SKODRINON sh.a., tarifat për përdorimin e infrastrukturës në plazhet publike të menaxhuara nga shoqëria janë:
• Plazhi Publik Velipojë – 400 lekë/ditë
• Plazhi Publik Rrjoll – 300 lekë/ditë
Tarifa përfshin përdorimin e:
• 1 çadre plazhi
• 2 shezlongëve

Plazhet publike menaxhohen nga SKODRINON sh.a. me synimin për të ofruar një shërbim cilësor dhe të organizuar, duke garantuar mirëmbajtjen e përditshme të hapësirave, pastërtinë, sigurinë dhe shërbimet për pushuesit.

Hyrja në plazh është e lirë. Tarifa aplikohet vetëm për përdorimin e çadrës dhe shezlongëve.
SKODRINON sh.a. ju uron një sezon të këndshëm turistik dhe mirëseardhje në plazhet publike të menaxhuara të Velipojës dhe Rrjollit.