Skodrinon sh.a.
"Mbështesim ekonominë lokale dhe promovojmë turizmin në Bashkinë Shkodër."
95+
Tregtarë & Fermerë
20+
Evente në vit
1000+
Vizitorë & Turistë
4+
Fusha Aktiviteti
Njoftime / Lajme
Informacione, aktivitete dhe njoftime për qytetarët dhe tregtarët.

📢 KËRKESË PËR POZICIONE PUNE
Plazh Publik – Sezoni Veror Skodrinon sh.a. shpall vende vakante për menaxhimin e parcelave të plazhit publik gjatë sezonit veror. 🔹 Pozicionet e hapura: • Menaxher / Përgjegjës parcele • Arkëtar / Kontrollor • Roje plazhi (Lifeguard) • Punonjës pastrimi & mirëmbajtje • Roje sigurie (opsionale) 🎯 Çfarë kërkojmë: • Përgjegjshmëri dhe integritet në punë […]
04 Maj 2026

Përjeto bukurinë unike të Liqenit të Shkodrës me shëtitje panoramike moderne
Zbulo Liqenin e Shkodrës Lundro. Shijo. Përjeto. Përjeto bukurinë unike të Liqenit të Shkodrës me shëtitje panoramike moderne, të sigurta dhe të paharrueshme. Skodrinon sh.a. ju ofron eksperienca turistike për të gjitha moshat, ideale për familje, grupe dhe vizitorë. 👉 Rezervo eksperiencën tënde sot ______________ 🚤 RRETH SHËRBIMIT Shëtitje panoramike në Liqenin e Shkodrës Zbuloni […]
30 Prill 2026

Çdo muaj, një eksperiencë falas Skodrinon
🎉 DITA PROMOVUESE Çdo muaj, një eksperiencë falas Skodrinon organizon Ditën Promovuese, për të afruar qytetarët dhe vizitorët me Liqenin e Shkodrës. 📅 Çdo të shtunën e parë të muajit 🕒 Ora: 11:00 dhe 13:00 🎟️ Falas për qytetarët dhe vizitorët ℹ️ Vendet janë të kufizuara dhe rezervimi bëhet sipas kapaciteteve. ______________ 📌 INFORMACION I […]
30 Prill 2026
Prezantim institucional i Skodrinon sh.a.
Fushat kryesore të aktivitetit përfshijnë:
- administrimin e tregjeve publike dhe hapësirave të tregtimit
- organizimin e panaireve dhe aktiviteteve ekonomike e artizanale
- zhvillimin e shërbimeve turistike dhe aktiviteteve rekreative
- menaxhimin e infrastrukturave publike me karakter ekonomik dhe turistik
- promovimin e produkteve lokale dhe sipërmarrjes së vogël
Roli dhe misioni publik
Misioni i Skodrinon sh.a. është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër, duke administruar në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme asetet dhe aktivitetet që i janë besuar.
Shoqëria ka një rol të rëndësishëm në:
- krijimin e mundësive për zhvillimin e tregtisë lokale dhe të prodhuesve vendas
- mbështetjen e artizanëve dhe aktiviteteve tradicionale
- promovimin e turizmit dhe aktiviteteve rekreative në territorin e Bashkisë Shkodër
- administrimin e hapësirave publike në mënyrë efikase dhe transparente
- gjenerimin e të ardhurave që mbështesin zhvillimin e shërbimeve dhe projekteve lokale
Përmes këtij roli, Skodrinon sh.a. kontribuon në ndërtimin e një qyteti më të zhvilluar ekonomikisht, më të organizuar dhe më tërheqës për banorët, bizneset dhe vizitorët.
Struktura Organizative
Struktura organizative e Skodrinon sh.a. bazohet në modelin e shoqërive aksionare me një nivel administrimi, në përputhje me legjislacionin shqiptar për shoqëritë tregtare.
- Asambleja
- Këshilli Administrimit
- Administratori
- Sektori Financiar
& Administrativ - Sektori i Zhvillimit
Ekonomik & Eventeve - Sektori i Shërbimeve
Turistike & Operacionale - Shërbimet
Mbështetëse
Shërbimet Tona
Menaxhimi i tregjeve publike
Organizimi i panaireve artizanale
Aktivitetet turistike në Liqenin e Shkodrës
Organizimi i eventeve dhe aktiviteteve promovuese
Menaxhimi i hapësirave publike ekonomike
Aktivitetet Tona
Tregu i Fruta-Perimeve
Skodrinon sh.a. administron Tregun e Fruta-Perimeve, një hapësirë e organizuar për tregtimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore.
Ky treg ofron kushte të përshtatshme për fermerët dhe tregtarët lokalë, duke mundësuar furnizimin e qytetarëve me produkte të freskëta dhe cilësore.
Nëpërmjet administrimit të tregut synohet:
- mbështetja e prodhuesve dhe fermerëve lokalë
- organizimi i hapësirave të tregtimit
- garantimi i kushteve të higjienës dhe sigurisë
- përmirësimi i shërbimit për qytetarët


Panairet Artizanale
Skodrinon organizon panaire artizanale dhe aktivitete promovuese që synojnë të mbështesin artizanët dhe prodhuesit lokalë.
Këto aktivitete krijojnë mundësi për:
- ekspozimin dhe tregtimin e produkteve artizanale
- promovimin e traditave dhe kulturës lokale
- zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në qytet
- krijimin e hapësirave tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët
Turet Turistike në Liqenin e Shkodrës
Në kuadër të promovimit të turizmit lokal, Skodrinon zhvillon aktivitete turistike dhe rekreative në Liqenin e Shkodrës.
Turet turistike ofrojnë mundësinë për të eksploruar bukuritë natyrore të zonës dhe për të përjetuar një eksperiencë të veçantë në një nga ekosistemet më të rëndësishme të rajonit.


Administrimi i Plazhit Publik
Skodrinon sh.a. administron hapësira të plazhit publik gjatë sezonit turistik, duke organizuar infrastrukturën dhe shërbimet për pushuesit.
Ky aktivitet përfshin:
- organizimin e stacioneve të plazhit
- vendosjen e çadrave dhe shezlloneve
- mirëmbajtjen e hapësirave të plazhit
- ofrimin e kushteve të përshtatshme për pushuesit dhe turistët
Administrimi i plazhit publik synon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve turistike dhe të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në territorin e Bashkisë Shkodër.
Partnerë dhe Bashkëpunëtorë
Skodrinon sh.a. bashkëpunon me institucione publike, organizata dhe aktorë të ndryshëm lokalë për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, turistike dhe promovuese.
Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve synohet krijimi i mundësive për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e turizmit.
Institucione publike
Bashkëpunim me institucione të nivelit vendor dhe qendror për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe turistike.
- • Bashkia Shkodër
- • institucionet kulturore dhe turistike lokale
- • institucione arsimore dhe edukative
Biznese dhe operatorë ekonomikë
Bashkëpunim me biznese dhe operatorë ekonomikë në kuadër të organizimit të eventeve, panaireve dhe aktiviteteve promovuese.
Fermerë dhe prodhues lokalë
Skodrinon mbështet dhe bashkëpunon me fermerët dhe prodhuesit lokalë për zhvillimin e tregjeve publike dhe promovimin e produkteve vendase.
Artizanë dhe organizata kulturore
Bashkëpunim me artizanë dhe organizata që promovojnë traditat dhe kulturën lokale përmes panaireve dhe aktiviteteve artizanale.
Transparenca & Dokumentet
Aksesi në dokumentet zyrtare dhe raportet e shoqërisë.