
Shoqëria “Skodrinon” sh.a. njofton hapjen e procedurës për dhënien me qira të shtepizave prej druri për ushtrim aktiviteti tregtar.
Objekti
Dhënie me qira e shtepizave prej druri në pronësi/administrim të Skodrinon sh.a.
Qëllimi i përdorimit
Për ushtrim aktiviteti tregtar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Afati i qirasë
Afati varion nga 1 – 3 muaj.
Çmimi i qirasë
Çmimi i qirasë është i përcaktuar me vendim të Asamblesë së Shoqërisë në 50,000 lekë/njësi përfshirë TVSH-në.
Kusht shumë i rëndësishëm
Dhënia me qira e shtepizës nuk përfshin të drejtën e përdorimit të hapësirës publike.
Subjekti përfitues është i detyruar të pajiset me:
- lejen përkatëse për përdorimin e hapësirës nga Bashkia
- çdo autorizim tjetër sipas legjislacionit në fuqi
Mosplotësimi i këtij kushti sjell moslidhjen e kontratës.
Procedura e përzgjedhjes
Përzgjedhja e subjekteve do të realizohet mbi bazën e vlerësimit cilësor të Projekt idesë duke marrë në konsideratë kriteret e mëposhtme:
- Përvoja në aktivitet tregtar
- Propozimi/ Ideja e konceptit
- Prezantimi estetik (standardi / skicë vizuale)
- Përputhja me natyrën e zonës/eventit
Vlerësimi do të kryhet nga një komision i posaçëm, në bazë të një sistemi pikëzimi të miratuar paraprakisht. Në rast të barazimit të pikëve ndërmjet aplikantëve, përzgjedhja do të bëhet me short publik, i dokumentuar me procesverbal.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë për pjesëmarrje
- Ekstrakt QKB
- Dokument identifikimi
- Projekt ideja
Mënyra e aplikimit
Aplikimet dorëzohen pranë Skodrinon sh.a. ose në adresën elektronike: info@skodrinon.al
SKODRINON SH.A.


